Botë

Presidenti Trump: Po ndalim ‘vrasjet masive’ mes Kosovës e Serbisë

20.09.2020 19:29

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore se ai është duke ndaluar ‘vrasjet në masë’ midis Kosovës dhe Serbisë.
 
“Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë me vete për aq shumë vjet. Ndalni vrasjet. Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trump.
 
Trump gjithashtu goditi me fjalë Karolinën Veriore ka kritikuar vazhdimisht administratat e mëparshme për mënyrën se si e kanë drejtuar politikën e jashtme.
 
“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë Trump./Top Channel