Maqedoni

Parashikimi i motit

21.09.2020 09:08

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla, në jugperëndim vranësira mesatare lokale....

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla, në jugperëndim vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Në ditën e fundit të verës, temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 12 gradë, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 29 gradë. Në Shkup temperatura minimale prej 10 deri në 29 gradë.

DPHM edhe për ditën e parë të vjeshtës paralajmëron mot me diell me vranësira mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut lokal dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.