Botë
Marrëveshja ekonomike Grenell dhe 13 përfaqësues të SHBA-ve në Prishtinë
21.09.2020 09:30
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Riçard Grenell sot do të qëndrojë në Prishtinë....

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Riçard Grenell sot do të qëndrojë në Prishtinë.
Ai është pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi ekzekutiv Korporatës ndërkombëtare të SHBA-së për zhvillim financiar, Adam Boeler dhe nga shefja e Bankës për eksport-import, Kimberli Rid.Korporata ndërkombëtare e SHBA-së për zhvillim financiar, paralajmëron hapjen e zyrës së parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që do të lehtësojë zbatimin e projekteve me përparësi si Autostrada e Paqes, që do të mbështesin hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Ambasadori Grenell shkroi në rrjetin tëitter se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë – Serbi është përparësi e administratës Tramp”.Delegacioni përveç Prishtinës, do të qëndrojë edhe në Athinë, Beograd dhe Jerusalem.
