Maqedoni
Ligji për arsimin fillor dhe të mesëm, Kuvendi diskuton sot ndryshimet dhe plotësimet
21.09.2020 10:02
Kuvendi sot do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar....

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska javën e kaluar tha se këto ndryshime ligjore janë të nevojshme për zhvillim të sigurt dhe papengesa të procesit edukativo-arsimor gjatë vitit shkollor.Në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, viti shkollor të mund të fillojë dhe të përfundojë në kohë të ndryshme për çka duhet të vendos Qeveria.
Në shkollën fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, kur mësimi organizohet përmes mësimit në distancë, mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve nëse plotësohen kriteret dhe kushtet në pajtim me protokollet shëndetësore për llojin përkatës të shkollës të sjella nga Qeveria në pajtim me ligjin, gjendjen epidemiologjike në rajonin e komunës në të cilën gjendet shkolla, numri i nxënësve në paralele dhe kushtet hapësinore dhe higjienike sanitare në shkollë.
Në shkollat e mesme do të mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve ose përmes mësimit në distancë, me zbatimin e mësimit për komunikim elektronik.Në rrethana të tilla, siç theksohet, për kohëzgjatjen e orës për numrin maksimal të nxënësve në paralelet në arsimin fillor dhe të mesëm do të vendosë gjithashtu Qeveria.
