Maqedoni
Rasti “Monstra”, gjykimi vazhdon me dëshmitarët e mbrojtjes
21.09.2020 10:25
Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës në prill të 2012...

Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës në prill të 2012, sot do t’i prezantojë dëshmitarët në vazhdimin e gjykimit për rastin “ Monstra”, që është në fazë të procedurës dëshmuese.
Në seancën e fundit dëshmuan nëpunës të ndryshëm policorë nga KrimTeknika dhe Sektori për bastisje, gjegjësisht nga Qendra për raportim dhe komandim të MPB-së. Asnjë prej tyre nuk u kujtua për ngjarjen, me arsyetimin se kanë kaluar shumë vite. Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës me burg të përjetshëm u dënuan Samir Luta, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 shfuqizoi aktvendimet dhe rastin e ktheu në rigjykim.
