NATO: Rusia vazhdon mbështetjen për seperatistët në Ukrainë
03.11.2014 19:03
Rusia po vazhdon të mbështesë separatistët pro-rusë në Ukrainë, ka deklaruar Komandanti i lartë i NATO-s, gjerenali Philip Breedlove…..

Përveç me furnizime të ndryshme, Rusia ka brenda Ukrainës rreth 300 trupa, roli i të cilëve është që të ndihmojnë rebelët me trajnime, ka thënë më tej Breedlove, gjatë një konference mbajtur sot në Pentagon të Shtëpisë së Bardhë.
Ai po ashtu ka kritikuar mbajtjen e zgjedhjeve të 2 nëntorit nga ana e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. “Ato zgjedhje nuk korrespodojnë me marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk më 5 shtator”, ka shtuar ai.
