Maqedoni

Vendimi për t’u kthyer në punë, nënat përsëri në protestë para Qeverisë

21.09.2020 10:50

Nënat të cilat janë në pushim të lindjes dhe ata që kanë fëmijë deri në moshën 6 vjeçare...

Nënat të cilat janë në pushim të lindjes dhe ata që kanë fëmijë deri në moshën 6 vjeçare, përsëri do të dalin sot në protestë para Qeverisë.
 
Nënat konsiderojnë se numrat e larta të të infektuarve me Covid 19 ditëve të fundit janë më tepër fëmijë dhe kjo paraqet rrezik për fëmijët e tyre. Edhe pse Qeveria nuk i ka pranuar kërkesat të cilat i dorëzuan në protestën e parë ditën e enjten e kaluar, këto nëna nuk heqin dorë nga  përpjekja për ta bindur Qeverinë që të anulojë  vendimin që të kthehen në punë nga e mërkura.Protesta është paralajmëruar për në ora 17:30 para godinës së Qeverisë.