Maqedoni

Aeroporti “Kargo” në Shtip nuk do të ndërtohet. 49.7 milion euro rialokohen në infrastrukturë

21.09.2020 14:32

Aeroporti “Kargo” në Shtip nuk do të ndërrohet. Me ndryshimin e marrëveshjes për koncesion...

Aeroporti “Kargo” në Shtip nuk do të ndërrohet. Me ndryshimin e marrëveshjes për koncesion, mjetet e parapara në lartësi prej 49.7 milion euro për ndërtimin e këtij aeroporti do të rialokohen për projekte të ndryshme infrastrukturore, si ndërtimi i çerdheve, shkollave, ujësjellësve, kanalizimeve dhe projekte tjera. Këtë e njoftuan ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me drejtorin e TAV – Maqedoni, Alper Ersoj. Sipas tyre, ndërtimi i një aeroporti në Shtip nuk ka arsye ekonomike. 
 
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh të gjitha aplikimet e komunave për projekte të cilat janë në interes të atyre komunave, do ta shpalli edhe listën të cilën do ta dorëzoj, por njëkohësisht edhe dinamikën e realizimit të të gjithë projekteve infrastrukturore dhe ajo me siguri që do të jetë deri në fund të këtij viti dhe të gjithë qytetarët, por edhe komunat do të kenë mundësi që në mënyrë publike dhe të hapur të kenë qasje në projektet të cilat do të konfirmohen nga qeveria për realizimin e këtij projekti.”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
“Është edhe në përfitimin tonin që në vend se të investohen ato para në ndërtimin e aeroportit “Kargo” në Shtip, i cili nuk do të kishte një përfitim të madh ekonomik për vendin, ato mjete të rialokohen për projekte të cilat do të jenë në përfitim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.”,- tha drejtori i TAV – Maqedoni, Alper Ersoj.
 
Ndërtimi i aeroportit “Kargo” në Shtip ishte futur si detyrim për kompaninë turke TAV në marrëveshjen për koncesion për dy aeroportet vendore, i cili ishte nënshkruar në vitin 2008. Me ndryshimin e marrëveshjes TAV ato mjete do t’i investojë në projekte infrastrukturore. 
 
ERSAN PAJAZITI