Maqedoni

“Zhvatja”, Kiçeec duhet të mbajë dënimin me burg

21.09.2020 15:46

I akuzuar në rastin “Zhvatja”, Zoran Milevski – Kiçeec, duhet të nis mbajtjen e dënimit me burg...

Gjykata Penale ka përgatitur udhëzimin, që përcakton afatin për vuajtjen e dënimit prej tre vjet burg të Kiçeec. Ai ka të drejtë të kërkojë shtyrjen e dënimit për shkak të sëmundjes, vdekjes ose sëmundjes së rëndë të ndonjë personi të afërm.

Kiçeec u dënua me tre vjet burg pasi pranoi fajin për zhvatje të mbi një milion euro nga biznesmeni, Orce Kamçev.

Lidhur me këtë rast me nëntë vjet burg u dënuan edhe Boki 13 dhe me shtatë vite burg ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.