Maqedoni

RMV, arriti në 700 numri i të vdekurve nga Kovid-19

21.09.2020 16:03

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar...

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 persona nga KOVID-19 në vend. 
 
“Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Strumica (52 dhe 62-vjeçar), një pacient 54-vjeçar nga Gostivari, një paciente 53 vjeçare nga Shtipi, një 66-vjeçare nga Prilepi, një 66-vjeçar nga Koçani dhe një 23-vjeçar nga Shën Nikolla.”,- informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Ndërkohë, në Spitalin Infektiv në Strumicë disa anëtarë të një familjeje kanë hyrë me forcë në Klinikën Infektive dhe kanë marrë me gjithë krevat trupin e pajetë të një të afërmi të tyre 49 vjeç, i cili  kishte ndërruar jetë pak minuta pasi ishte pranuar në spital. 
 
Sa i përket përhapjes së virusit nga 552 testime të realizuara janë regjistruar 45 raste të reja edhe atë në Shkup-10, Kumanovë-4, Shtip-1, Prilep-1, Tetovë-5, Gostivar-4, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-9, Probishtip-1, Berovë-5, Dellçevë-1 dhe Kërçovë-2.
 
86 persona janë shëruar në Shkup 24, Kumanovë-8, Dibër-4, Shtip-1, Prilep-6, Tetovë-2, Strugë-1, Manastir-1, Kavadarc-3, Gostivar-7, Gjevgjeli-5, Kriva Pallankë-7, Radovish-2, Koçan-2, Probishtip-1, Pehçevë-7, Vinicë-4 dhe Sveti Nikollë-1. Po ashtu njoftohet edhe për 86 të shëruar.
 
Me informacionet e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.780, i të shëruarve në 13.949, numri i të vdekurve arrin në 700, ndërkaq për momentin në vend ka 2.131 raste aktive. 
 
LEUNORA KALIQI