Maqedoni
Dejvid Ger është ambasadori i ri i BE-së, Ger: Sundimi i ligjit, hapi i parë dhe i fundit
21.09.2020 16:20
Sundimi i ligjit do të jetë kyç gjatë negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE...

Sundimi i ligjit do të jetë kyç gjatë negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE, të cilat pritet të fillojnë brenda vitit. Kjo është pika fillestare, por edhe hapi i fundit në negociatat, tha ambasadori i ri i Bashkimit Evropian, Dejvid Ger, gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale te presidenti i republikës, Stevo Pendarovski.
“Bisedimet qasëse do të jenë po aq raskapitëse sa do të jetë e madhe edhe kënaqësia. Sundimi i ligjit do të jetë thelbësor. Procesi gjithashtu nënkupton përkrahje për demokracinë dhe dialogun, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ambientit si dhe krijimin e ekonomisë së qëndrueshme në shërbim të qytetarëve. Reformat e BE-së dhe përmirësimi i jetës dhe perspektivës së qytetarëve nuk janë prioritete konkurruese, por përpjekje të cilat përforcohen mes veti.”,- tha ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Ger.
Gjatë procesit të bisedimeve, BE do të vazhdojë të sigurojë ndihmë për vendin tonë për shkak të zbatimit të reformave, të nevojshme për t’u afruar me Unionin.
Ambasadori Ger njoftoi se në javët në vijim, BE do të paraqesë një nismë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, e cila do të përforcojë infrastrukturën në rajon dhe do të përshpejtojë integrimin e tij me ekonominë në BE.
Ambasadori i ri i BE-së, shprehu pritshmëri që të bashkëpunojë ngushtë me presidentin, Qeverinë, Parlamentin, opozitën dhe me të gjithë aktorët e shoqërisë që Maqedonia e Veriut të marrë pozitën e saj si anëtare e Bashkimit Evropian.
SHPËTIM NUREDINI
