Maqedoni

Kuvend, deputetët e Lëvizjes Besa “ndahen” nga LSDM

21.09.2020 16:38

Deputetët e Lëvizjes BESA tani e tutje do të funksionojnë si grup deputetësh ndaras nga grupi parlamentar i Koalicionit “Mundemi”...

Deputetët e Lëvizjes BESA tani e tutje do të funksionojnë si grup deputetësh ndaras nga grupi parlamentar i Koalicionit “Mundemi”, me të cilët ishin në koalicion parazgjedhor, përkatësisht si deputetë të pavarur.

Deputetët e Lëvizjes BESA e kanë njoftuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi se do të veprojnë si grup i deputetëve të Lëvizjes BESA. “Ju informojmë se deputetët e Lëvizjes BESA, të cilët deri më tani kanë vepruar në kuadër të grupit parlamentar të koalicionit ‘Mundemi’, prej tani e tutje do të veprojnë si grup i deputetëve të Lëvizjes BESA”, shkruan në letrën e dërguar nga deputetët e Lëvizjes BESA në adresë të kabinetit të kryetari të Kuvendit, që është nënshkruar nga katër deputetët e kësaj partie Bilall Kasami, Kastriot Rexhepi, Fadil Zendeli dhe Bastri Bajrami.

BESA ka vetëm katër deputetë, prandaj nuk mund të formojë grup parlamentar, andaj deputetët e saj do të llogariten si të pavarur.