Botë
Shqipëri, dy të vdekur e 150 të infektuar nga Covid-19; Kosovë, dy të vdekur e 79 raste pozitive me Kovid-19; Botë, vazhdon të rritet numri i të infektuarve
21.09.2020 17:00
Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona, 150 kanë rezultuar pozitiv dhe 55 qytetarë...

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona, 150 kanë rezultuar pozitiv dhe 55 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 6995 që nga fillimi i epidemisë.
“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, kemi pasur dy humbje jete, një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra.”,- deklaroi Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë janë regjistruar 79 raste pozitive dhe dy viktima, ndërsa janë shëruar 104 pacientë të cilët numrin e përgjithshëm të të shëruarve e çojnë në 12.674, kurse numri i rasteve aktive është 1.853. Numri total i rasteve pozitive arrin në 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë dhe 615 viktima.
Franca vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të prekur nga COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 10, 500 ndërsa në Gjermani janë shënuar 922 raste të reja me çka numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 272,337, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
SHBA-të në botë mbajnë rekord me numrin e të infektuarve, më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë rezultuar pozitiv, ndërsa mbi 199 400 kanë humbur jetën.
Në Indi shënohen 93.337 raste të reja, derisa me 1.247 vdekjet e fundit numri i viktimave është rritur në 85.619.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 39.797 raste të reja ka arritur në 4.495.183 numri i të prekurve, ndërsa me 858 vdekje të reja numri i viktimave ka shkuar në 135.793.
Në Rusi njoftohet për 71 vdekje të cilat e çojnë në 19.489 numrin e viktimave, derisa 6.196 rastet e reja e çojnë në 1.109.595 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Në Meksikë, 624 rastet e reja kanë rritur numrin e viktimave në 72.803, ndërkaq me 4.841 raste të reja, numri i të infektuarve është rritur në 688.954. Me 229,487 raste e reja të të prekurve me Covid-19 në botë gjatë 24 orëshit të fundit numri i përgjithshëm arrin në 31 milion dhe më shumë se 960 mijë viktima.
LEUNORA KALIQI
