Tensionet në Mesdhe, Erdogan ul tonet, njofton zgjidhje diplomatike
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka ndryshuar kurs 180 gradë për sa i takon mos-marrëveshjeve me Greqinë...

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka ndryshuar kurs 180 gradë për sa i takon mos-marrëveshjeve me Greqinë, në lidhje me kërkimet në Mesdheun Lindor.
Në dy postime në Tuitter, Erdogan krejt papritur shkruan për zgjidhje diplomatike mbi situatën e krijuar, duke ulur tonet e lënë mënjanë demonstrimin e forcës.
“Turqia është një vend me histori mijëra vjeçare, shkruan ai, dhe shton se pa dashur të krijojë probleme, do të vazhdojë t’i zgjidhë keqkuptimet me urtësi dhe mënyrë të kulturuar, duke marrë parasysh çdo kërkesë të sinqertë, me qëllim që t’i japë diplomacisë më shumë hapësirë për zgjidhje nga të cilat të gjithë të dalin të fituar.
Postimet e presidentit turk duken si përgjigje ndaj postimit të mëhershëm të presidentit francez, Macron, i cili i bënte thirrje Turqisë që të ulej në tryezë për një dialog të përgjegjshëm për t’i dhënë zgjidhje situatës.
