Maqedoni
Rexhepi: Mbetemi në koalicion me LSDM-në, deputetët e Besës do të veprojnë të pavarur
21.09.2020 17:35
Deputetët e Lëvizjes BESA tani e tutje do të funksionojnë si grup deputetësh ndaras nga grupi parlamentar i koalicionit “Mundemi”...

Deputetët e Lëvizjes BESA tani e tutje do të funksionojnë si grup deputetësh ndaras nga grupi parlamentar i koalicionit “Mundemi”, me të cilët ishin në koalicion parazgjedhor.
Deputetët e Lëvizjes BESA e kanë njoftuar kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, se do të veprojnë si grup i deputetëve të Lëvizjes BESA edhe pse nuk mund të veprojnë si grup parlamentar pasi nevojiten pesë deputet.
Deputeti i kësaj partie, Kastriot Rexhepi, tha se nuk bëhet fjalë për largim nga koalicioni, por në koordinim me LSDM-në janë dakorduar që duke vepruar si deputetë të Lëvizjes Besa do të jenë më efikas.
