Botë
Rusi, vaksina “Sputnik V” - e pasigurt
21.09.2020 18:39
Vaksina ruse ndaj virusit Korona “Sputnik V” ka nxitur polemika në të gjithë botën...

Vaksina ruse ndaj virusit Korona “Sputnik V” ka nxitur polemika në të gjithë botën, pasi presidenti Vladimir Putin pohoi se “funksionon mjaft efektivisht”, pa dhënë ndonjë detaj mbi studimin.
Por tani, ministri rus i shëndetësisë ka deklaruar se një në shtatë vullnetarë që ishin pjesë e provës së vaksinës treguan efekte anësore.
Mikhail Murashko tha se tani, mbi 300 nga 40,000 vullnetarë të njoftuar janë vaksinuar me “Sputnik V”.
Ai shtoi se rreth 14 për qind janë ankuar për dobësi, dhimbje muskulore për 24 orë dhe një rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit.
