Greqi, mbi 240 migrantë të infektuar me Kovid-19
Mbi 240 migrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos...

Mbi 240 migrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos, kanë rezultuar të infektuar me Kovid-19 bën të ditur Agjencia e Shëndetit Publik në Greqi.
Rezultatet dolën pas testimit të rreth 7.000 personave. Më 8 shtator, një zjarr që shpërtheu në kampin Moria të ishullit Lesbos, detyroi 12.000 migrantë të largohen, derisa autoritetet ndërtuan me shpejtësi një kamp të ri të përkohshëm.
Gjashtë të rinj afganë përballen me akuza për zjarrvënie. U desh më shumë se një javë që shumica e azilkërkuesve të ri-strehohen në kampin e ri. Që nga marsi, kufizimet e lëvizjes në kampin Moria ishin edhe më të rrepta për shkak të pandemisë së virusit koronavirus.
