Maqedoni

Prindërit e fëmijëve deri 6 vjeç në protesta, kërkohet anulim i vendimit për kthim në punë

21.09.2020 21:19

Nënat që janë në pushim të lindjes dhe ato fëmijët e të cilëve janë deri në moshën 6 vjeçare protestuan...

Nënat që janë në pushim të lindjes dhe ato fëmijët e të cilëve janë deri në moshën 6 vjeçare protestuan para Qeverisë për shfuqizimin e vendimit që të mërkurën të kthehen në punë.
 
Ato konsiderojnë se shifrat e larta të të infektuarve me virusin korona dhe rastet e fëmijëve të infektuar në çerdhe paraqesin rrezik për shëndetin e fëmijëve të tyre.
 
Njëherit kërkojnë nga Ministrja e punës dhe Politikës Sociale të sqarojë disa pyetje esenciale që kanë mbetur të paqarta për opinionin.
 
"Kush do të paguajë nënën nëse fëmiu sëmuret nga kovid 19 dhe ajo do duhet të jetë në izolim.Si mund të thoni se ka vende të lira në çerdhe kur nënat janë në lista të pritjes, a jeni konsultuar me pediatër,pse për foshnjet çerdhet janë të sigurta dhe për fëmijët më të rritur dhe deputetët nuk është, a e keni numrin e saktë se sa nëna deri më tani janë dorhequr nga vendet e tyre të punës", u shpreh protestuesja Milena Dabovska Dimovska.
 
Nënat që protestaun thonë se janë të detyruara të  japin dorheqje nga puna, sepse nuk do të ketë kush të përkujdeset për fëmijët e tyre.
 
"Për fat të keq nëse nuk ka vnedim pozitiv nga Qeveria do të duhet të ofroj dorheqje sepse nuk kemi opcion se kush do përkujdeset për fëmiun nuk kemi as gjyshër, unë punoj në firmë private andaj nuk kam zgjidhje tjetër", theksoi protestuesja.
 
"Më thane në çerdhe se nuk ka vende të lira se si do gjindemi ne si prindër askush nuk nap pyet poashtu edhe nga çerdhja nuk ka ofruan opcion tjetër në mungesë ët vendeve të lira", u shpreh protestuesja.
 
Përfaqësues të protestuesve të enjten do priten nga Kryeministri Zoran Zaev, nga I cili do kërkojnë shfuqizimin e vendimit për fillimin e punës nga 23 shtatori. 
 
FLUTURA LATIFI