Maqedoni
Pendarovski: OKB, efikase aq sa do t’ia lejojnë vendet anëtare
22.09.2020 10:31
Krijimi i Kombeve të Bashkuara mund të jetë efektive aq sa do t’i lejojnë vendet-anëtare...

Krijimi i Kombeve të Bashkuara mund të jetë efektive aq sa do t’i lejojnë vendet-anëtare, porositi presidenti Stevo Pendarovski në video fjalimin në forumin e nivelit të lartë “E ardhmja që e duam, Kombet e Bashkuara që na duhen: Konfirmim i përkushtimit tonë kolektiv ndaj multilateralizmit”, që u mbajt mbrëmë në Nju-Jork me rastin e shënimit të 75 vjetorit të themelimit të KB-së.
Në 75 vitet e kaluara, Kombet e Bashkuara arritën shumë. Si gur themeli i të drejtës ndërkombëtare dhe sistemit multilateral, organizata i obligon anëtarët e vet t’i tejkalojnë kontestet në mënyrë paqësore dhe të bashkëpunojnë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë. Pendarovski theksoi se megjithatë, për shkak të pengesave të shumta në punën e saj, në botë ekzistojnë ende tensione dhe konflikte, milionë refugjatë dhe migrantë, eksploatim i pakontrolluar i natyrës dhe shkelje e dinjitetit të njeriut. Problemeve të vjetra iu bashkëngjiten edhe probleme të reja akute siç janë terrorizmi global, krimi transnacional i organizuar dhe ndarja digjitale. Pendarovski theksoi se nga pavarësia e saj dhe deri më sot, Republika e Maqedonisë së Veriut ka dëshmuar edhe për fitimet dhe për sfidat e Kombeve të Bashkuara.
“Nga përdorues të misionit të parë parandalues – UNPREDEP, edhe vetë u bëmë kontribuues në shumë misione paqësore. Falë Kombeve të Bashkuara zgjidhëm një kontest shumë të komplikuar i cila e ka ngadalësuar integrimin tonë në rendin ndërkombëtar. Forumi, i organizuar në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, u mbajt me transmetimin e mesazheve nga përfaqësues të mbi 180 vendeve dhe organizatave në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore, në prani të sekretarit të përgjithshëm Antonio Guteresh dhe përfaqësuesve të vendeve-anëtare të KB-së. Për shkak të pandemisë KOVID-19, sesioni i sivjetshëm zhvillohet pa praninë fizike të udhëheqësve botërorë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.
