Botë
Grenell në Kosovë, Thaçi e dekoron me medljen e meritave
21.09.2020 20:34
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, të ngarkuarin special të ShBA-së, për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell.
“Jam i lumtur që të dekoroje ambasadorin Grenell për përkushtimin e tij për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Atë që të tjerët nuk e arritën Grenlle e bërë shpejtë dhe mirë”, deklaroi presidenti Thaçi.
Edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim delegacionin amerikan, ku është diskutuar për finalizimin e marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Prishtina Grenell ka udhëtuar drejt Beogradit, ku edhe me zyrtart serb pritet të bisedojë për implementimin e marrveshjes së 4 shtatorit.
