Maqedoni

Komiteti qëndror i VMRO-DPMNE-së, kundër kongresit të jashtëzakonshëm

22.09.2020 11:00

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në mbledhjen e mbrëmshme..

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në mbledhjen e mbrëmshme të Komietit qëndror të partisë ka ofruar të mbaj Kongres të jashtëzakonshëm, me çrast ai nuk do të ishte kandidat për kryetar, por kjo është refuzuar nga Komiteti Qendror.
 
“Unë ofrova të mbaj Kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin nuk do të kandidoj për kryetar. Ajo u refuzua nga anëtarët e Komitetit Qendror”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Por VMRO-DPMNE do të zgjedh sekretar të ri të partisë pasi Igor Janushev, ka dorëzuar dorheqje për arsye personale. Mockovski, bëri të ditur se së shpejti do të zgjedhet sekretar i ri të përgjithshëm por pa përmendur emra konkrete se kush mund të jetë. Ai po ashtu tha se do të zgjedhin edhe kryetare të re të Forumit të Gruas dhe forumit të Veteranëve të partisë. Në mbledhjen e sontme VMRO-DPMNE ka zgjedhur edhe disa anëtar të ri të Kryesisë ekzekutive të partisë.
 
Zhvillimet në VMRO-DPMNE I ka komentuar LSDM, sipas të cilës në partin opozitare nuk po nryshon asgjë. Nën udhëheqjen e Hristian Mickovskit partia po dëshmon se nuk ka kapacitt të reformohet, vlerësojnë nga LSDM. Në çdo parti demokratike është normale të ket kongres pas zgjehdjeve. Pas tre humbjesh në zgjedhje, i ikuri Nikolla Gruevski ia zgjodhi komitetin e ri egzekutiv në përpjekje për të ruajtur pozitën dhe të ia shpëtoj fotelen në shtëpinë e bardhë thonë nga LSDM.