Maqedoni

VMRO-DPMNE: Filipçe të dorëhiqet nuk ka plan për pandeminë

22.09.2020 11:33

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e minsitrit të shëndetësisë Venko Filipçe...

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e minsitrit të shëndetësisë Venko Filipçe, të cilin e akuzon se nuk ka plan dhe strategji për tu përballur me pandeminë.
 
“Sistemi shëndetësor në Maqedoni është në kolaps prej para se të fillojë vala e dytë e pandemisë me koronavirusin. Ky është rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjësisë së Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes. Maqedonia arriti në 700 persona të vdekur nga koronavirusi dhe 16.780 të infektuar. Këto shifra janë katastrofale dhe janë më të larta në rajon dhe Evropë nëse merret parasysh numri i banorëve”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
 
“Filipçe ka parashikuar tetë herë më pak të infektuar dhe të vdekur nga korona kriza në valën e parë. Ajo që Filipçe mund ta bëjë të paktën është të japë dorëheqje, si homologu i tij çek”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.