Maqedoni

“Rrufeja 3”, dosje të reja të Gjykatës Speciale në OVL-UÇK

22.09.2020 12:45

Në zyrat e veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dorëzuar disa dosje të tjera...

Në zyrat e veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dorëzuar disa dosje të tjera që supozohet që kanë të bëjnë me rastet e Gjykatës Speciale, në Hagë. Në dosje përmenden emrat jo vetëm të të dyshuarve aktualë, por edhe të të tjerëve. Nga OVL-UÇK thonë se qëllimi është të diskreditohet lufta e UÇK-së, por nuk e kuptojnë se përse dosjet vijnë në adresën e tyre.
 
“Kanë ardhur dosje të tjera, që ne supozojmë që janë nga Gjykata Speciale në Hagë. Ka figura dhe emra të ndryshëm që nuk jemi të autorizuar t’i përmendim. As ne nuk e dimë arsyen se pse këto dosje po vijnë tek ne. Ka emra të figurave të ndryshme, flitet për dyshime dhe ngritje të aktakuzave. Çdo dokument që na vjen ne do t’i bëjmë publike, përderisa ata nuk janë në gjendje t’i ruajnë dokumentet e tyre. Qëllimi i tyre është që të zhveshin luftën e UÇK-së.”,- tha kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
 
“Me anglishten time të cunguar unë e shoh që është një projekt aktakuzë. Për pesë të akuzuar potencial, siç janë Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Po përmenden më shumë këto vende Jabllanicë, Likoc, Bajica e Shalës, Llapashtica, Kleçka, Zllashi etj. E keqja e kësaj është se na i ka lëshuar më shpejt. Vetëm dy ekzemplarë. Ne e mirëpresim me CD prapë, nëse do me e pru nëse nuk do…përmenden emra të shumë njerëzve.”,- u shpreh nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.