Maqedoni
Kryeparlamentari Talat Xhaferi pret sekretaren e përgjithshme të KBR-së, Majlinda Bregu
22.09.2020 14:49
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot priti në takim Majlinda Bregun....

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot priti në takim Majlinda Bregun, sekretaren e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Me këtë rast, Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit rajonal, si komponentë kryesore e eurointegrimit të rajonit dhe në vazhdimësi merr pjesë aktive në punën e organizatave rajonale dhe nismave, përfshirë edhe në takimet e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL). Shprehu kënaqësi që në Sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të PBEJL në kuadër të kryesimit kosovar, shtetet pjesëmarrëse arritën të miratojnë me konsensus rezolutën finale dhe shprehu shpresë se edhe vitin e ardhshëm, kur me procesin do të kryesojë Republika e Turqisë, ky trend pozitiv do të vazhdojë.
Sekretarja e përgjithshme Bregu, në drejtim të kornizës shumëvjeçare të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik MAP-REA-2, theksoi se kjo kornizë është krijuar nga Procesi i Berlinit me të cilin aktualisht bashkë kryesojnë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë, dhe e njëjta parashikon avancim të infrastrukturës digjitale dhe ndërlidhje të vendeve të rajonit, qarkullim të lirë të tregtisë dhe kapitalit, mbështetje të inovacioneve dhe sipërmarrësisë si edhe investim në aktivitete për tërheqjen e talenteve në vendet e rajonit. Ajo sugjeroi se bashkë kryesimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë është mundësi e shkëlqyer që në vepër të konsolidohen dhe promovohen marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve.
Për arsye se, edhe pse Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal punon në mënyrë intensive në më shumë fusha për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, përsëri, për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike në rajon, si edhe paragjykimeve nga e kaluara, ballafaqohen me vështirësi në realizimin e aktiviteteve.
Bashkëbiseduesit e mbështetën diplomacinë parlamentare në të gjitha proceset e bashkimit rajonal ndërmjet vendeve dhe përfunduan se të gjitha ngjarjet në rajon duhet të ndiqen me vëmendje të madhe dhe vazhdimisht të veprohet në drejtim të zgjidhjes së përbashkët të të gjitha çështjeve të hapura ndërmjet shteteve në rajon, me një qëllim të vetëm të përmirësimit të standardit jetësor të gjithë qytetarëve, thuhet në njoftimin e pres qendrës së Kuvendit.
