Maqedoni
Covid-19, rritje të reja enorme të rasteve ditore në botë
22.09.2020 15:31
Regjistrohen rritje të reja enorme të raste ditore me Covid-19 në botë....

Regjistrohen rritje të reja enorme të raste ditore me Covid-19 në botë. Në 24 orët e fundit, në Indi janë regjistruar 1,053 viktima të reja.
Në SHBA në 24 orë u regjistruan 41.695 të infektuar dhe 652 viktima. Kina, atje ku gjithçka nisi, raportoi gjashtë raste të reja me Sars Cov2, të gjitha infeksione të importuara nga jashtë.
Edhe Europa po përballet me një valë të dytë të pandemisë.
Në Francë janë regjistruar mbi 10 000 raste të reja çdo ditë, më shumë se 50 rajone janë shpallur “zona të qarkullimit aktiv të virusit”.
Shqetësimi po rritet në Britaninë e Madhe ku nëse kthimi i rasteve nuk ndalet menjëherë, vendi mund ta gjejë veten në tetor me një nivel prej 50 000 infeksionesh dhe 200 vdekjesh çdo ditë, më shumë se 10 herë më shumë krahasuar me rreth 4 000 raste të reja të këtyre ditëve.
Në Rusi janë regjistruar 6.215 raste të reja dhe 160 viktima në 24 orët e fundit, numri më i lartë që nga 31 korriku. Kufizimet e reja që kanë hyrë në fuqi në disa zona të Madridit, prekin 850.000 njerëz, ata do të jenë në gjendje të lënë zonën e tyre vetëm për të shkuar në punë, shkollë ose për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Mynihu, po forcon gjithashtu kontrollin e rregullave anti-Covid. Nga e enjtja e ardhshme do të jetë e detyrueshme të përdorin maskën edhe jashtë, pasi gjatë fundjavës u tejkalua pragu i 55,6 rasteve të reja për 100 000 banorë në 7 ditë.
Sars Cov 2, ka infektuar më shumë se 31 milionë persona në gjithë botën dhe ka lënë të vdekur 963,000. Vaksina e re ende nuk është gati, por edhe për ta blerë akoma mungojnë miliarda dollarë
GAZMEND KURTISHI
