Botë

OKB feston 75-vjetorin, pandemia zhvendos aktivitetet në internet

22.09.2020 16:22

Kombet e Bashkuara festojnë 75-vjetorin me aktivitete të organizuara kryesisht në internet.....

Kombet e Bashkuara festojnë 75-vjetorin me aktivitete të organizuara kryesisht në internet. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar përballë sfidave globale.
 
“Fatkeqësitë klimatike po afrohen, biodiversiteti po shembet, varfëria po rritet përsëri, urrejtja po përhapet, tensionet gjeopolitike po përshkallëzohen. Pandemia e Covid-19 ka ekspozuar brishtësinë e botës. Ne vetëm mund ta përballojmë së bashku këtë”,- shtoi ai.
 
Udhëheqësit botërorë adresuan ngjarjen e nivelit të lartë përmes fjalimeve të regjistruara paraprakisht në video për shkak të pandemisë. SHBA-të, si vendi pritës i Kombeve të Bashkuara, ishin folësit e parë midis shteteve anëtare.
 
Megjithëse Trump u përfshi në agjendën e OKB-së, ai papritur vendosi që nuk do t’i drejtohet samitit. Në vend të tij, foli zëvendëspërfaqësuesja amerikane në OKB, Cherith Norman Chalet, e cila kritikoi rezistencën ndaj reformave, mungesës së transparencës dhe cenueshmërisë ndaj regjimeve autokratike.