Botë
Grenel në Serbi, marrëveshja e 4 shtatorit nuk mbetet në letër
22.09.2020 16:41
Marrëveshja e 4 shtatorit në Uashingtonit dhe marrëveshjet në Beograd nuk janë thjesht fjalë në letër...

Marrëveshja e 4 shtatorit në Uashingtonit dhe marrëveshjet në Beograd nuk janë thjesht fjalë në letër, këto marrëveshje nënkuptojnë vende të reja pune për njerëzit që jetojnë në këtë rajon dhe zhvillimin e sektorit privat. Kështu deklaroi në Beograd i dërguari amerikan për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, pas takimit në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministren Ana Bërnabiç.
“Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte presidenti Trump, i cili besonte se diçka tjetër mund të ndodhte. Ai besonte se ekonomia mund të vihej në plan të parë dhe theksi mbi vendet e punës. Premtime iu dhanë popullit të Serbisë dhe ne duam që ju të na konsideroni “Këto nuk janë thjesht fjalë në letër, por punë për njerëzit që jetojnë këtu.””,- tha i dërguari amerikan për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell.
Vuçiq: Që nga vitit 1881 nuk kemi pasur marrëveshje kaq të rëndësishme
Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka vlerësuar se që nga viti 1881 Serbia nuk ka pasur marrëveshje kaq të mirë me Shtetet e Bashkuara.
“Që nga vitit 1881 nuk kemi pasur marrëveshje kaq të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara. Kanë kaluar 140 vjet prej atëherë të arrijmë marrëveshje kaq të rëndësishme në sferën ekonomike me SHBA-të. Mendoj se kemi hapur dyert e miqësisë së vjetër dhe për këtë dëshiroj ta falënderoj presidentin Trump që kishte mirëkuptim dhe dëshironte të dëgjojë, dhe ne që nuk kishin dëshirë të na dëgjonin të gjithë. Kishte durimin dhe dëshmoi respekt për popullin serb dhe qytetarët e Serbisë. Megjithatë, ato bisedime në Uashington nuk ishin të lehta, por e respektuam respektin ndaj nesh dhe obligimet tona nga marrëveshja do t’i realizojmë.”,- tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Po ashtu gjatë qëndrimit të delegacionit amerikan në Beograd, Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, që do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori, si dhe të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.
GYLTENE SINANI
