Maqedoni
LSDM: Me masat ekonomike kemi shpëtuar vende pune. VMRO-DPMNE: LSDM ka varfëruar 500 mijë njerëz
22.09.2020 17:49
Qeveria po bën përgatitjet e fundit për zbatuar pakon e katërt të masave anti-krizë, njoftojnë nga LSDM...

Sipas tyre qeveria ka ndërmarrë masa efektive ekonomike dhe në kohë për të ndihmuar qytetarët që të përballen më lehtë me pasojat nga koronavirusi. Falë përgjigjes në kohë, janë shpëtuar qindra mijëra vende pune thonë në LSDM.
“Vetëm përmes masës për mbështetje financiare prej 14,500 denarë për të punësuar, në muajt prill, maj dhe qershor me 79.5 milion euro janë mbështetur rreth 120,000 të punësuar dhe rreth 20,000 kompani. Këto, nuk janë vetëm shifra të zakonshme, këto nuk janë vetëm statistika të zakonshme. Këto janë vende punë reale në ekonominë tonë. Përveç kompanive, mbështetje kishte edhe të veprimtaritë e pavarura. Për muajt prill, maj dhe qershor, rreth 6,000 persona të vetëpunësuar u mbështetën dhe mbështetja totale është mbi katër milion euro.”,- deklaroi Kostadin Kostadinov nga LSDM.
Por, VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në dhe qeverinë se kanë lënë mbi 40,000 qytetarë në rrugë. Sipas tyre mbi 500,000 njerëz, Zoran Zaev dhe qeveria e tij kanë sjellë në skajin e ekzistencës.
“Qeveria pa mëshirë po i fut në borxh qytetarët dhe në vend që paratë të dedikohen për të ndihmuar të papunët dhe biznesin, ato janë të destinuara për karta që janë pjesë e angazhimit të Zaev për të blerë një ditë të politikës. Nuk ka asgjë nga masa e paralajmëruar nga qeveria për një fundjavë pa TVSH, dhe në fakt nuk ka ndihmë për ekonominë. Një muaj pas kartelave pagesore, njerëzit do të jenë përsëri të uritur dhe 100,000 do të jetojnë me 50 denarë në ditë. Ndihma e njëhershme dhe huamarrja nuk janë zgjidhje, sepse qeveria nuk gjeneron rritje ekonomike.”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
NAIM RAMADANI
