Ekonomi

Parashikimi i FMN-së, Bekteshi: Rënia ekonomike, brenda projeksioneve. Mister pakoja e katërt e masave anti-krizë, Bekteshi: Target ata që u goditën më rëndë nga kriza. Bekteshi: Covid-19 ndryshoi prioritet, stimulojmë punësimin

22.09.2020 18:03

Pas parashikimit të FMN-së se Maqedonia e Veriut do të ketë rënie...

Pas parashikimit të FMN-së se Maqedonia e Veriut do të ketë rënie më të madhe se sa ajo që është parashikuar ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, thotë se edhe rënia do të jetë brenda projeksioneve.
 
Nuk pret rënie më të madhe ekonomike pasi sipas tij sektorit privat iu janë dhënë ndihma me kohë. 
 
“Maqedonia është para miratimit të katërt të pakos antik-krizë kurse analizat që i kemi marrë nga ministria e financave tregojnë se tre pakot e para kanë qenë të suksesshme.”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Por, Bekteshi sërish nuk sqaroi se çfarë përmban pakoja e 4 e masave anti-krizë. Ripërsëriti se ajo targeton në mënyrë të drejtpërdrejtë subjektet dhe individët më të prekur nga kriza e koronaivursit dhe paralajmëroi se do të bëhet publike deri në fund të javës. 
 
“Gjithsesi se do të ketë ndihmë edhe për qytetarët edhe për kompanitë. Sigurisht që kryeministri do t’i ftojë të gjithë Odat Ekonomike gjatë kësaj jave dhe besoj që deri në fund të javës kryeministri së bashku me ekipin ekonomik do të del dhe do ti njoftoj të gjitha masat që duhet realizuar. Marrë parasysh se tani jemi më me përvojë, do të jenë pak më të tagetuara për ato të cilët ishin më të goditur nga kriza...”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Bekteshi thotë se krahasuar me disa nga vendet e rajonit, ku ende po realizohen pakoja e parë apo e dytë e masave anti-krizë, vendi qëndron në pozitë më të volitshme në këtë aspekt. Sqaroi edhe se kriza me virusin korona ka ndryshuar planet dhe strategjitë e ministrisë së ekonomisë.
 
Por me gjithë krizën e shkaktuar nga Covid-19, në katër vitet e ardhshme Ministria e Ekonomisë do të angazhohet që përmes masave dhe programeve të ndryshme të stimulojë bizneset në hapjen e vendeve të reja të punës për të ulur në 3% në nivel vjetor nivelin e papunësisë. 
 
ERSAN PAJAZITI