Maqedoni

Qëndrimi gjithëditor në shkollë, Filipçe: Rrezik nuk ka, presin shifrat nga MASh. Garantohet zhvillim i pandërprerë i mësimit

22.09.2020 18:39

Ndryshimet në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm u miratuan nga deputetët të hënën në mbrëmje...

Ndryshimet në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm u miratuan nga deputetët të hënën në mbrëmje, duke mundësuar kështu organizimin e mësimdhënies dhe gjatë situatave emergjente, siç është situata aktuale.
 
Ndryshimet ligjore, qartësojnë se kur viti shkollor mund të fillojë dhe të mbarojë, sa mund të zgjasin orët e si duhet të mbahet mësimi në kushte të caktuara aty ku rrethanat lejojnë apo pamundësojnë zbatimin e protokolleve mbrojtëse.
 
Por ende nuk ka një vendim se ku do të qëndrojnë fëmijët deri në 10 vjeç, pas mbarimit të orëve të shkurtuara në shkolla e të cilët nga 1 tetori do të mësojnë me prani fizike në shkolla. Vendimi për qëndrim gjithëditor, ende po analizohet.  
 
“Ne diskutuam në mbledhjen e Komisionit dhe qëndrimi përgjithësisht është se rreziku është i vogël sepse është i njëjti grup i fëmijëve  janë së bashku në mëngjes, kështu që ata duhet të vazhdojnë. Por gjithsesi varet nga numri i përgjithshëm.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
MASH ende nuk ka dërguar në komisionin për sëmundje ngjitëse  të dhënat se sa është numri i fëmijëve që do të ndjekin qëndrim tërëditor, që të sillet një vendim përfundimtar edhe për këtë çështje.
 
REJHANE BUSHI METAJ