Basketboll

Memphiz Grizzlies vazhdon serinë e fitoreve në NBA

04.11.2014 11:45

Memphiz Grizzlies vazhdon serinë e fitoreve në NBA, teksa arriti suksesin e katërt në po kaq gara ndaj New Orleans Pelicans me rezultatin e përgjithshëm 93 - 81...

Marc Gasol dhe Zachary Randolph, me 16 dhe 15 pikë secili, ishin vendimtarë për skuadrën nga Tenesse, që vazhdon të tregojë një nivel të lartë në këtë fillim sezoni të NBA.
 
Grizzliez me këtë sukses shënuan një rekord sa u përket sukseseve radhazi në shtëpi, që shkojnë në 16 në impiantin FedEx Forum gjatë sezonit të rregullt.
 
Diferencën në këtë përballje e bëri loja e mirë mbrojtëse e vendasve, duke i mbajtur Pelicans në një kuotë të ulët pikësh, teksa para këtij takimi kishin një mesatare prej 102.5 pikë për ndeshje.
 
21 pikët dhe 7 topat e kontrolluar në tabelë nga Tyreke Evans, por edhe loja e mirë e Anthony Davis nuk i mjaftuan për Pelicans, që patën një përqindje të ulët të realizimeve, me Gasol, Randolph dhe Prince që kishin numër dyshifror të kontrollit të topit nën tabelë.
 
Në takimet e tjera bie në sy fitorja e Los Angleles Clippers nga Utah Jazz 107-101, falë një paraqitjeje fantastike të Blake Griffin, që koleksionoi në total 31 pikë, 9 ribound dhe 4 asist.
 
Dallas Mavericks siguroi fitoren e tretë radhazi pasi mposhti në American Airlines Center Boston Celtics me rezultatin 118-113, ndërsa Huston Rockets kaloi në transfertë 104-93 Philadelphia 76-ers me një super James Harden, që realizoi 35 pikë 9 ribound dhe 5 asist.