Ekonomi
Bekteshi: Politika për transformimin e ekonomisë
22.09.2020 19:39
Edhe përkundër krizës me koronavirusin në katër vitet e ardhshme Ministria e ekonomisë...

Edhe përkundër krizës me koronavirusin në katër vitet e ardhshme Ministria e ekonomisë do të angazhohet që përmes masave dhe programeve të ndryshme të stimuloj bizneset në hapjen e vendeve të reja të punës.
Kështu theksoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë prezantimit të prioriteteve në mandatin e tij katërvjeçar. Përmes politikave ekonomike për zhvillimin e inovacionit do të arrihet transformimi i ekonomisë, thekson Bekteshi.
“Fokusi kryesor jo vetëm i Ministrisë së Ekonomisë, por edhe i Qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë sigurimi i mundësive për zhvillim, krijimi i vendeve të reja të punës dhe një standard më i mirë jetësor për qytetarët dhe kushte më të mira për biznesin, integrimi i risive që do të sjellin rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë në vend. Në katër e ardhshme përmes masave brenda Ministrisë së Ekonomisë do të punojmë në krijimin e vendeve të reja të punës, që nënkupton edhe uljen Qëllimi është që niveli i papunësisë të zvogëlohet për 3% në nivel vjetor, ashtu siç kemi bërë në tre vitet e fundit.”,- deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Kriza me koronaviursin sipas Bekteshi jo vetëm që ka ngadalësuar por edhe ka ndryshuar planet dhe strategjitë e ministrisë që drejton ai.
“Kriza nga pandemia në vitin që po kalon ka ngadalësuar disa nga projektet që janë ngadalësuar. Në gati 7 muajt e fundit kemi ndryshuar prioritet. Fokusi u vendos te qytetarët më të prekur dhe sektorët më prekur nga ekonomia. Ne do të vazhdojmë në atë drejtime dhe në periudhën e ardhshme derisa e gjithë bota të kthehet në normalitet.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi u zotua se edhe në mandatin katërvjeçar do të vazhdojnë reformat në sektorin e energjetikës edhe atë me një ritëm edhe më të përshpejtuar.
ZEKIRIJA MEXHITI
