Botë
Anija e marinës Libiane goditet nga përleshjet me islamistët
04.11.2014 12:26
Një anije e marinës së Libisë është qëlluar gjatë luftimeve të ashpra ndërmjet ushtrisë dhe militantëve islamik në qytetin-port Bengazi, në bregdetin lindor të Mesdheut...

Raportohet se në luftimet e djeshme ishin të përfshirë edhe aeroplanët luftarakë dhe tanket.
Konsiderohet se kjo betejë është pjesë e konfliktit më të gjerë në këtë vend të Afrikës Veriore, ku ish-kryengritësit, që ndihmuan në përmbysjen e diktatorit, Muamar Gadafi, në vitin 2011, po luftojnë për pushtet dhe për ndarjen e të ardhurave të mëdha nga nafta në Libi.
Para dy javësh, forcat speciale të ushtrisë, të mbështetura nga një ish-gjeneral, e filluan një ofensivë kundër militantëve në Bengazi.
