Botë

PDK dhe LDK pritet të arrijnë marrëveshje, Mustafa kryeministër, HASHIMI president

04.11.2014 13:26

Isa Mustafa, i "tradhtuar" nga koalicioni VLAN dhe i shtyrë edhe nga kryesia e partisë së tij, mund të bëjë koalicion me PDK-në e Thaçit...

Sipas burimeve diplomatike nga Prishtina që i ka siguruar “Lapsi.al”, ambasada amerikane dhe ajo gjermane kanë ushtruar presion mbi Thaçin dhe Mustafën që të krijohet qeveri stabile.
 
Po sipas të njëjtave burimeve, PDK-ja dhe LDK-ja pritet të nënshkruajnë një marrëveshje me Mustafën kryeministër.
 
Ndërkombëtarët, përmes kësaj lëvizje synojnë që të shmangin Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, që të dy me dritë-hije dhe me probleme të mëparshme me drejtësinë.
 
Po ashtu shmangin edhe partinë moskokëçarëse radikale Vetëvendosje.
 
Bëhet me dije se Hashim Thaçi ka rënë dakord me kompromisin, duke qenë se në një të ardhme jo të largët mund të synojë edhe postin e presidentit.