Botë

Covid-19, rekord i ri në Izrael, Indi, Brazil, Meksikë e Çeki

23.09.2020 12:50

Disa ditë pas fillimit të një bllokade të dytë kombëtare në Izrael...

Disa ditë pas fillimit të një bllokade të dytë kombëtare në Izrael, numri i infeksioneve me virusin Korona arriti një rekord të ri. 6 861 infeksione të reja u regjistruan në 24 orë. Rekordi i mëparshëm ishte ai i javës së kaluar, kur 5 533 raste të reja u konfirmuan në një ditë të vetme. 
 
Në Indi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.086 vdekje dhe 83.347 raste të reja. 33.536 raste të reja dhe 836 vdekje janë regjistruar në Brazil në 24 orët e fundit. 
 
Meksika njoftoi për 651 vdekjet e reja të shënuara në 24 orë dhe për 4.683 raste të reja. 
 
Edhe në Çeki u regjistruan 2.394 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, shifër kjo që shënon rritjen e dytë më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, duke shënuar shkallën e dytë më të shpejtë të përhapjes së virusit në Evropë, pas Spanjës. 
 
Më 21 shtator, ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, dha dorëheqje pikërisht sepse nuk mundi të frenonte përhapjen e virusit.
 
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Covid-19 ka prekur mbi 31 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 966 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 21 milionë janë shëruar.
 
GYLTENE SINANI