Maqedoni

Opozita takohet për strategjinë e veprimit

04.11.2014 13:29

Krerët e opozitës maqedonase, Zoran Zaev, Tito Petkovski dhe Andrej Zhernovski, duhet të takohen sot për të vendosur veprimet e mëtejshme të bllokut opozitar...

Temat kryesore të këtij takimi pritet të jenë përcaktimi i strategjisë për veprimin e mëtejshëm të opozitës dhe bojkoti i kuvendit.
 
Liderët e opozitës maqedonase shpresojnë se takimi i sotëm do të përçojë mesazhin se opozita ka koncept për veprim jashtëparlamentar. 
 
Takimi i tre liderëve të opozitës pason zërat se në radhët e këtij blloku ka nga ata deputetë që kundërshtojnë vendimin për bojkot dhe duan rikthimin në kuvend. Luhatjet e tilla brenda opozitës i ka konfirmuar dje edhe kreu i PLD-së, Andrej Zhernovski.