Botë
Tiranë, vriten 4 persona
04.11.2014 13:31
Një zënkë për motive të dobëta, që më pas është shndërruar në përplasje me armë, u ka marrë jetën katër personave në zonën e rrugës së Elbasanit në Tiranë...

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, në një lokal nate pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja.
Viktimat janë: Edison Jaho (36 vjeç), Enea Xhaj (38 vjeç), Arbër Demiraj (19 vjeç) dhe shtetasi me kombësi italiane, Paolo Azzolo (60 vjeç).
Policia tha se ka arrestuar autorët e dyshuar të krimit, të cilët janë Konstandin Xhuvani, djali i deputetes, Luiza Xhuvanit, Erald Sida (24 vjeç), si dhe Albano Ballcaj (19 vjeç).
Dy nga viktimat janë gjetur brenda lokalit, ndërsa viktima e tretë ndodhej në një automjet tip “Benz” me targë të Tiranës.
Policia ka shoqëruar deri tani 22 persona, për të dhënë informacione lidhur me rrjedhën e ngjarjes.
