Maqedoni

Covid-19, 5 viktima, 183 raste të reja e 102 të shëruar

23.09.2020 18:36

Numri i të infektuar me COVID-19, sidomos në pjesët lindore dhe jugore të vendit...

Numri i të infektuar me COVID-19, sidomos në pjesët lindore dhe jugore të vendit, është shqetësues. Edhe përkundër masave, nuk po vërehet ulje e shifrave.
 
Edhe në 24 orët e fundit numrat janë të larta. 5 persona nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19. Një 51 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Kriva Pallanka, një 66 vjeçar nga Koçani, një 68 vjeçar nga Dibra dhe një 71 vjeçar nga Radovishi humbën jetën në kushte spitalore.
 
Në 24 orët e fundit janë kryer 1769 teste dhe janë  konfirmuar 183 raste të  reja me Kovid-19. Kryeson Shkupi, me 51 raste, Koçani-20, Prilepi-15, Tetova-13 dhe vendet e tjera kanë më pak se dhjetë të infektuar të rinj. Numri i të shëruarve është më i ulët se ai i të infektuarve të rinj.
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar vetëm 102 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 17.049, numri i pacientëve të shëruar është 14.186, numri i viktimave është 710. Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2153.
 
SEDAT SELIMI