Botë
Covid-19, 3 viktima në Shqipëri, 1 viktimë në Kosovë
23.09.2020 19:47
Shqipëria vazhdon ta ketë 3 shifror numrin e të infektuarve me virusin Sars COV-2...

Në 24 orët e fundit nga gjithsej 887 teste pozitiv kanë rezultuar 121 pacientë. Në dy spitalet Covid po trajtohen 189 pacientë, prej të cilëve 18 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
“Në 24 orë të fundit 97 qytetar janë shëruar duke e çuar në 7139 numrin e qytetarëve që kanë mundur Kovid 19. Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin Sars Cov-2. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e mjekëve fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 një 70 vjeçar nga Tirana një 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça.”,- deklaroi Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.
Në 24 orë të fundit në Kosovë janë regjistruar 62 raste pozitive dhe një pacient i cili ka humbur betejën me virusin. Janë testuar gjithsej 528 mostra. Nga IKSHPK njoftojnë dhe për 65 pacient të shëruar.
GAZMEND REXHEPI
