Botë
Shpërthen cisterna e naftës, vdesin 25 persona në Nigeri
23.09.2020 20:28
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në Nigerinë qendrore...

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në Nigerinë qendrore, pasi një cisternë nafte shpërtheu pas përplasjes me automjete tjera.
Fëmijë të shkollës fillore janë në mesin e të viktimave, transmeton portali arbresh.info.
Përplasja ndodhi të mërkurën në mëngjes në një autostradë kryesore në Lokoja kur shoferi humbi kontrollin e cisternës pasi frenat dështuan, tha policia lokale.
Këto lloj incidentesh janë të zakonshme në rrugët nigeriane, raporton Chris Ewokor i BBC në kryeqytetin, Abuja.
Zëdhënësi i policisë së Lokojës Willy Aya tha se disa viktima u dogjën përtej njohjes.
Shumë prej tyre ishin kalimtarë, duke përfshirë nxënës që po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë, i tha BBC-së banori lokal Iliyasu Zakari.
Të tjerët që vdiqën përfshinin një grup që u vranë brenda makinës së tyre, tha ai.
