Maqedoni
VMRO–DPMNE në protestë, Mickovski: Gjyqësia godet vetëm VMRO-DPMNE-në
23.09.2020 20:40
VMRO-DPMNE mbajti protestën e pestë me rradhë kundër siç thanë, padrejtësive...

VMRO-DPMNE mbajti protestën e pestë me rradhë kundër siç thanë, padrejtësive, revanshizmit dhe dhunës së qeverisë aktuale. Sipas Liderit të VMRO-DPMNE së Hristijan Mickovski, në vendin tonë kemi gjyqësi Llui Viton dhe vendime gjyqësore që diktohen nga Kryeministri Zoran Zaev. Ai më tej shtoi se gjyqësia mbron krimet, korrupcionin, zhvatjen dhe bizneset joligjore të Kryeministrit Zaev dhe drejtësia selektive godet padrejtësisht vetëm antarësinë e VMRO DPMNE së. Sulmoiindirekt edhe anëtarët e partisë që kërkojnë dorëheqjen e tij të cilët i quajti mafia e dytë në shërbim të Zaevit
"Në burgje kemi njerëz të përndjekur politiksht, dhe ata për të cilët Zaev thoshte se janë kriminel tani janë afër tij. Dy mafitë,ajo e Zaevit dhe ajo që u përul të shërbej atij duan të kenë dy parti. Por VMRO- DPMNE në asnjëherë askush nuk e ka nënshtruar. Deri kur do ta presim drejtësinë, 30 vite ku popull po pret. Ne refuzojmë që të presim tërë jetën për drejtësi. Padrejtësi është edhe kur rrihen gazetarët dhe kritikuesit e Qeverisë, ndaj këtyre padrejtësive ne asnjëherë nuk do të heshtim.", tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNE paralajmëruan se do të vazhdojnë me protesta deri sa të arrihet sundimi i së drejtës, shteti ligjor dhe procesuimi i rasteve të cilat ende nuk kanë marrë epilog.
FLUTURA LATIFI
