Botë
Ukrainë, rishikohet strategjia për pjesën lindore
04.11.2014 13:33
Vendet perëndimore i kanë kritikuar zgjedhjet e mbajtura në rajonet lindore, Donjeck dhe Luhansk, më 2 nëntor, duke i cilësuar si ilegale, ndërsa Rusia tha se “e respekton” rezultatin e votimeve...

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se do të “rishqyrtohet” përkushtimi për armëpushim, pasi kryengritësit pro-rusë e “shkelën” marrëveshjen e 5 shtatorit të nënshkruar në Minsk, duke i mbajtur zgjedhjet e tyre në disa sektorë të pjesës lindore të Ukrainës.
Gjatë fjalimit të mbrëmshëm drejtuar kombit, zoti Poroshenko tha se ai do të takohet me shefat e sigurisë gjatë ditës së sotme, për “harmonizimin” që duhet të bëhet në planin aksionar për krizën në këtë pjesë të Ukrainës.
Ai ka propozuar tërheqjen e legjislacionit, me të cilin garantohet vetëqeverisje deri në tri vjet në rajonet nën kontrollin e kryengritësve.
