Maqedoni

Padia për shpifje, Nikollovski pret drejtësi, Zaev mungon

24.09.2020 11:32

Seanca gjyqësore ku Kryeministri Zoran Zaev, padit për shpifje nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së Aleksanda Nikollovski...

Seanca gjyqësore ku Kryeministri Zoran Zaev, padit  për shpifje nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së Aleksanda Nikollovski për deklaratën e  dhënë për rastin "Zhvatja" u anulua për shkak të shqyrtimit të dëshmive. Kryeministri Zoran Zaev nuk mori pjesë në gjykim por u përfaqësua nga avokati i tij. Nikollovski ndërkohë  kërkoi që si dëshmi të miret edhe deklarata e Bojan Jovanovskit ,i cili në rastin "Zhvatja " thotë se "Të hollat ti kërkoni te Vice dhe Zoran Zaev". Gjithashtu ai kërkoi që si dëshmi të mirret në tërësi deklarata e tij dhe jo vetëm një pjesë që e ka paraqitur Kryeministri. Vlerëson se gjykimi do të jetë i vështirë marë parasysh se kush është paditësi.
 
"Me të vërtet gjykata vihet në një situatë të pakëndshme përshkak se nuk besoj që ka shumë persona të guximshëm në këtë shtet të cilët janë të gatshëm të gjykojnë kundër personit më të fuqishëm në shtet posaqërisht në këto kushte.Vet hapi që Zaev ka vendosur të më gjykojë e lë gjykatën nën presion të miratojë aktvendim në favor të tij.Unë besoj në pavarësinë dhe ndershmërinë e gjykatësit që udhëheq këtë proces dhe mendoj se ky rast duhet të jetë një fillim I reformave në gjyqësorë që do të tregoj se jo gjithmonë pushteti fiton në gjykatë.", tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetarë i VMRO-DPMNE-së.
 
Në këtë rast , kryeministri Zaev e ka paditur Nikollovskin për deklaratë të dhënë në gusht të vitit 2019 në kontekst të rastiti "Zhvatja" ku ky i fundit akuzon se në kulmin e piramidës që ka zhvatur mbi 20 milion euro është Zoran Zaev. Kryeministri si dëmshpërblim kërkon 60 mijë denarë .Seanca e radhës është caktuar më 20 nëntor.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI