Maqedoni
Jovanovski në spital pas operacionit, shtyhet gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”
24.09.2020 11:00
Bojan Jovanovski është ende në spital pas ndërhyrjeve kirurgjike e kjo ka bërë që seanca gjyqësore....

Bojan Jovanovski është ende në spital pas ndërhyrjeve kirurgjike e kjo ka bërë që seanca gjyqësore në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” që duhej të zhvillohej sot në Gjykatën Penale, të shtyhet.
“Për shkak të interesit të mediumeve dhe organizatave joqeveritare që ndjekin seancën kryesore për rastin me KOK nr. 49/20 i njohur për opinionin si ‘Lidhja Ndërkombëtare’, ne informojmë opinionin se seanca kryesore, e planifikuar për sot (24.09.2020), shtyhet duke pasur parasysh se njëri nga të akuzuarit është ende i hospitalizuar pas operacionit”, kumtojnë nga Gjykata Penale në Shkup.
