Futboll
Gjurovski shpalos listën anti Sllovaki, mungon Cuculi
04.11.2014 13:40
Seleksionuesi I përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë, Boshko Gjurovski, gjatë ditës së sotme kumtoi listën e futbollistëve që do të grumbullohen për takimin e ardhshëm kualifikues...

Seleksionuesi I përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë, Boshko Gjurovski, gjatë ditës së sotme kumtoi listën e futbollistëve që do të grumbullohen për takimin e ardhshëm kualifikues, që me 15 nëntor, do të luhet kundër Sllovakisë në Shkup.
Në listë, janë gjetur 20 futbollistë, në mesin e tyre edhe talenti David Babunski, I cili luan për ekipin e dytë të Barcelonës si dhe mbrojtësi I djathtë I Melburn Viktori, Daniell Georgievski.
Nga ana tjetër, nga futbollistët shqiptar të ftuar në takimet e kaluara, mungon Ardian Cuculi, ndonëse mbrojtësi i majtë I Partizanit të Tiranës, po kalon një sezon të shkëlqyeshëm me të kuqtë dhe është në formë të mirë.
Në formacion, të padiskutueshëm do të jenë mbrojtësi tjetër i majtë, Ezxhan Aliovski nga Shafhauzeni zvicëran, më pas mesfushorët Arijan Ademi nga Dinamoja e Zagrebit dhe Muhamed Demiri nga Thuni i Zvicrës, si dhe sulmuesit Agim Ibraimi nga Maribori slloven dhe Besart Abdurahimi nga Lokereni belg.
“Na pret një ndeshje kundër një ekipi që deri më tani ka fituar nëntë pikë dhe që ka sulm të shkëlqyeshëm. Ndoshta në këto tri ndeshje nuk luajtën futboll aq atraktiv, por për ate ishin shumë efikas. Luajnë në mënyrë disiplinore dhe janë shumë të rrezikshëm nga kundërzbritjet. Në sulm kanë lojtarë shumë kualitativ si Marek Hamshik, Vladimir Vajs e Robert Mak, ndërsa mbrotja është reparti më I dobët I tyre. Ne duhet të luajmë pa frikë, me një lojë të matur dhe duhet ti shfrytëzojmë dobësitë e tyre”, është shprehur në takimin e sotëm me gazetarët, seleksionuesi Gjurovski.
Maqedonia, deri më tani, në grupin C në kualifikimet për evropianin e vitit 2016 në Francë, ka zhvilluar tri ndeshje dhe ka një fitore kundër Luksemburgut dhe dy humbje, prej Spanjës e Ukrainës, me ç`rast pozicionohet në vendin e katërt.
MUSTAFA ADEMI
