Maqedoni
Kovid-19, 2 viktima dhe 152 raste të reja
24.09.2020 17:39
Dy persona kanë vdekur dhe 152 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona...

Dy persona kanë vdekur dhe 152 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona nga 1630 teste të realizuara gjatë 24 orëve të fundit. Betejën me virusin gjatë 24 orëshit e kanë humbur një pacient 77 vjeçar nga Ohri dhe një 62 vjeçar nga Radovishi, ndërsa 126 pacientë janë shëruar.
Prej rasteve të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë 58, Kumanovë - 5, Dibër - 2, Shtip - 5, Prilep - 4, Tetovë - 5, Strugë - 6, Veles - 1, Manastir - 5, Ohër - 3, Kavadar - 2, Gostivar - 1, Gjevgjeli - 6, Strumicë - 14, Koçan - 18, Probishtip - 1, Berovë - 4, Valladovë - 4, Dellçevë - 3, Sveti Nikollë - 3 dhe Kërçovë - 2.
Për momentin raste aktive janë 2 mijë e 176. Sipas institucioneve shëndetësore, gjendja në Prilep është shqetësuese dhe mjaft serioze me numrin në rritje të të infektuarve dhe të hospitalizuarve. Kjo vjen si pasojë e mosrespektimit të masave në mënyrë masive. Deri më tani 125 raste janë aktive, ndër to edhe grupi i kolegëve të infektuar në të njëjtën kompani, ndërsa rastet tjera vijnë si pasojë e festave familjare. Është mbushur edhe Reparti i Infektologjisë në spitalin e Prilepit, ku ka kapacitet për 30 persona, ndërsa për momentin janë të hospitalizuar 23 të sëmurë, 10 nga të cilët janë në aparat oksigjeni. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Korona arrin në 17 mije e 200, i të shëruarve në 14 mijë e 312 persona. Ndërsa betejën me Kovid-19 deri tani e kanë humbur 712 persona.
LEUNORA KALIQI
