Botë
Kovid-19, 134 të infektuar në Shqipëri, kurse 63 në Kosovë
24.09.2020 18:39
Shqipëria vazhdon ta ketë treshifror numrin e të infektuarve me virusin Sars Cov-2....

Në 24 orët e fundit nga gjithsej 852 teste, pozitiv kanë rezultuar 134 pacientë. Në dy spitalet Covid po trajtohen 186 pacientë, prej të cilëve 16 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
“Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit nga 852 testime, ku 100 qytetarë rezultojnë të jenë të shëruar, duke e çuar në 7239 numrin e personave që kanë mundur Covid-19 . Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 134 persona me Sars Cov-2.”,- tha Flutura Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik – Shqipëri.
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga 592 mostra të marra, kanë rezultuar pozitiv 63 persona. Lajm i mirë është se për 24 orë nuk është shënuar asnjë viktimë e koronavirusit. Gjithashtu, në raportin ditor për COVID-19 bëhet e ditur se janë shëruar 87 persona.
GAZMEND REXHEPI
