Botë
Meta u prononcua rreth zhvillimeve politike në Shqipëri
24.09.2020 19:00
Ngërçi me reformën zgjedhore dhe ngadalësimin në procesin integrues të Shqipërisë...

Ngërçi me reformën zgjedhore dhe ngadalësimin në procesin integrues të Shqipërisë, kanë bërë që presidenti, Ilir Meta, të presë në një takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Pas bisedës që kreu i shtetit shqiptar zhvilloi me diplomatët e huaj, ai foli për mesazhin që u ka përcjellë, duke marrë shembullin e Maqedonisë së Veriut “si një vend me përgjegjshmëri të lartë politike e qytetare”.
Kreu i shtetit u bëri thirrje palëve politike t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa tha se ka nga ata që punojnë kundër interesit të Shqipërisë.
Megjithatë, pavarësisht situatës së krijuar në Shqipëri, presidenti shprehu angazhimin për respektimin e kushtetutës dhe zbatimin e rekomandimeve të KE-së.
LULJETA NDOKA
