Maqedoni

Parashikimi i motit

25.09.2020 10:36

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare...

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryej erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë rritje të vranësirave me reshje të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 15 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore prej 20 deri 31 gradë celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 28 gradë celsius.