Maqedoni
Kompletimi i ekipit në PNKOK, kandidatë shumica e prokurorëve nga ish PSP
25.09.2020 10:49
Pothuajse të gjithë prokurorët nga ish Prokuroria Speciale Publike..

Pothuajse të gjithë prokurorët nga ish Prokuroria Speciale Publike, kanë konkuruar për pesë vendet e punës në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Nga PSP kanë arritur gjithsej 15 aplikime. Mungojnë vetëm emrat e Lençe Ristovskas dhe Stevo Donevskit. Ish kuadri i PSP-së, zyrtarisht, nuk do të ketë përparësi gjatë përzgjedhjes e cila pritet të përfundojë në mes të muajit nëntor.
Në fund të viti ndërkohë mbetet vakant vendi i Prokurorit Publik Republikan, pasi Ljubomir Jovevski mbush moshën për pensionim.
VMRO-DPMNE kërkon që Prokurori i ri Republikan, të zgjidhet nga opozita, sepse siç thonë, ky ishte edhe premtimi i LSDM-së para zgjedhjeve në 2017-n.
Sipas ligjit të ri për Prokurori Publike që hyri në fuqi më 30 qershor, prokurorin e propozon Qeveria.
